Me një urdhër operativ Policia e Kosovës ua ka ndërprerë shkuarjen në pushime pjesëtarëve të uniformuar të saj.
Kallxo, ka siguruar përmbajtjen e një letre të cilën drejtori i Operativës Rashit Qalaj, e ka dërguar tek vartësit e tij.
“Për shkak të angazhimeve operacionale ndërpritet miratimi i pushimeve për stafin e uniformuar deri në një vendim tjetër”, thuhet në emalin e dërguar nga drejtori i Operativës Rashit Qalaj.
“Policia e Kosovës sipas planifikimeve të saj operacionale ndërmerr edhe veprime të planifikimit të burive të saj njerëzore për realizimin e detyrave zyrtarë në mënyrë më efikase”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
E njëjta nuk sqaron arsyet pse e shtynë Policinë të ndërmarrë këtë veprim.
Telegrafi, ka tentuar të flasë me Zyrtarët e Policisë lidhur me këtë vendim, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.