Site icon Telegrafi

Policia i zënë 10 persona duke luajtur lojëra të fatit në Prishtinë, arreston pronarin e lokalit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prishtinë i ka zënë 10 persona duke luajtur lojëra të fatit.

Sipas raportit 24-orësh, janë konfiskuar pajisjet elektronike.

“Raportohet se ne një lokal janë 10 persona duke luajtur me lojëra të fatit (bastore). Në vendin e ngjarjes është kontaktuar me personin përgjegjës të dyshuarin mashkull. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër te tij janë konfiskuar pajisjet elektronike, ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version