Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovë së Rajonit të Veriut të Mitrovicës ka zbuluar sot një laborator që shërben për përpunimin e narkotikëve të ndryshëm.
Siç merret vesh, gjatë kontrollit në fshatin Qukiq të komunës se Zubin Potokut, Njësia e Antidrogës ka hasur edhe në një sasi të madhe të barnave, tabletave, si dhe ka gjetur 4 armë të gjata automatike dhe një sasi të fishekëve.
Po ashtu janë gjetur tableta të ndryshme për prodhimin e drogave sintetike pas vënies së disa acideve.
Sipas burimeve të Kallxo.com, ky laborator dyshohet se ka shërbyer për përpunimin e drogave si morfina dhe heroina.
Cak i bastisjes kanë qenë një shtëpi në këtë fshat dhe objektet e tjera të shtëpisë, si stalla e të ngjashme.
Të gjitha këto hapësira kanë shërbyer për prodhimin e substancave të ndryshme narkotike.
Më poshtë janë fotot e siguruara nga Kallxo.com nga aksioni i Policisë së Kosovës në këtë fshat të Zubin Potokut.