Site icon Telegrafi

Policia zbulon 10 sera për kultivimin e kanabisit në Thumanë, arrestohen 2 shtetas

Policia e Durrësit njoftoi sot përmbylljen e një operacioni policor për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, policia ka zbulohen 10 sera në të cilat ishin kultivuar 925 fidanë të dyshuar kanabis sativa në zonën e Thumanës.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. L., 32 vjeç, banues në Gjorm, Kurbin dhe Q. F., 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë.

“Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. F., 36 vjeç, banues në fshatin Shkozë-Bardhë, Thumanë, djali i shtetasit Q. F.”, ka shtuar policia.

Gjithashtu, gjatë kontrollit policia ka sekuestruar fara të dyshuara si kanabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

“Grupi hetimor, në përfundim të veprimeve, asgjësoi me anë të djegies fidanët narkotikë. Një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa”, ka theksuar policia. /Telegrafi/

Exit mobile version