Site icon Telegrafi

Policia: Vizita e Thaçit në veri përfundoi pa incidente

Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante, ka njoftuar se ka qenë e angazhuar në përcjelljen e eskortës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e cila u realizua në veri të Mitrovicës.

Policia thotë se njësitet e tyre janë kujdesur që të ofrojnë siguri gjatë gjithë kohës së vizitës së delegacionit në veri të Mitrovicës, vizitë kjo e cila u realizua konkretisht në Pikën Kufitare Bërnjak dhe tek Liqeni i Ujmanit.

Lexo po ashtu Thaçi: Nuk ka shkëmbim territoresh me Serbinë, Kosova do të jetë multietnike

“Vlen të potencohet se Policia e Kosovës, është kujdesur në aspektin e sigurisë që kjo vizitë të kalojë e qetë dhe pa incidente, ashtu edhe si e tillë ka përfunduar. Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet dhe të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit, gjatë implementimit dhe realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore”, thuhet në komunikatën e Policisë./Telegrafi

Exit mobile version