Telegrafi

Policia me video sensibilizuese në mbrojtje të pronësisë intelektuale (Video)

Me rastin e Ditës botërore të pronësisë intelektuale, e cila shënohet në të gjithë botën më 26 prill, Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit tregoi përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm drejt bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Duke e ditur se pronësia intelektuale që përfshin pronësinë industriale dhe të drejtat e autorit në Republikën e Kosovës është e bazuar në Kushtetutë dhe e mbrojtur me ligj, Policia e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar në bashkëpunimin dhe koordinimin me të gjithë mekanizmat institucionalë, me qëllim të mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

“Përmes këtij njoftimi zyrtar dhe spotit sensibilizues, njoftojmë opinionin e gjerë se Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante do t’i përgjigjet çdo thirrjeje në mbrojtje të pronësisë intelektuale dhe ndjekjes së shkelësve të saj. Andaj, të angazhohemi  së bashku në sensibilizimin, parandalimin dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/