Policia e Kosovës thotë se me institucionet relevante në gjithë vendin ende po punon për implementimin e ligjit antiCovid-19 dhe respektimin e masave për parandalim.
Sipas policisë qëllimi kryesor i punës së përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë por edhe kujdesi i vazhdueshëm ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve tanë në periudhën nëpër të cilën po kalojmë.
Kujtojmë se javët e fundit ka një rënie të theksuar të rasteve të infektimit me coronavirus.
Megjithatë, masat qeveritare anti-COVID mbesin ende në fuqi, duke përfshirë edhe orën policore nga ora 22:30 deri në 05:00. /Telegrafi/