Site icon Telegrafi

​Policia vazhdon me patrullime të rrepta, apelon për respektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës, anë e kënd vendit ka vazhduar zbatimin e Planit Operativ në zbatim të masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Në njoftimin për media thuhet se veprimet policore po mbështeten në Ligji AntiCovid, po ashtu edhe gjobat e shqiptuar për shkelësit po mbështetën në këtë ligji.

“Policia, vazhdon të bëjë thirrje, për respektim të vendimeve dhe masave të ndërmarrë, në mënyrë që të gjithë së bashku të ruajmë shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, të premten në Kosovë janë shënuar edhe tetë viktima të reja nga COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, dy viktima janë regjistruar në Kamenicë dhe nga një në Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan dhe Prizren.

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorët privatë dhe publik janë testuar edhe 3.146 mostra të dyshimta, prej të cilave 356 kanë dalë pozitive në koronavirus.

Pra, 11 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë në COVID-19.

IKSHPK njofton se gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 680 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 11.034.

Përfshirë edhe këto të dhëna, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë, që nga marsi i vitit 2020, ka arritur në 103.480, prej të cilëve 90.328 janë shëruar ndërsa 2.118 kanë vdekur./Telegrafi.

Exit mobile version