Site icon Telegrafi

Policia: Vajza që u hodh nga ballkoni në Dardani, jashtë rrezikut për jetë

Policia e Kosovës njofton se vajza e hedhur nga ballkoni i objektit banesor në Lagjen “Dardania”, është e moshës 14 vjeçare dhe se ajo po trajtohet në QKUK dhe se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, për rajoni e Prishtinës, Agron Borovci, vajza është e moshës 14-vjeçare dhe se ajo ka kërcyer nga tarraca e katit të parë.

“Një e mitur, 14vjecare ka kërcyer nga një tarracë e brendshme e mbyllur nga kati i parë, e cila menjëherë është dërguar në emergjencën e QKUK-së ka marr tretman mjekësor dhe sipas mjekëve, gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë”, ka treguar Borovci për “Zeri.info”.

Ndryshe, Policia e Kosovës sot gjatë ditës me urdhër të Gjykatës, në lagjen “Dardania”, ka marrë një aksion për lirimin e banesave të uzurpuara nga viti 1999.

Exit mobile version