Policia ushtarake i është përgjigjur një situate me të shtëna aktive në një bazë kryesore të Korpusit Detar në Kaliforninë e Jugut, thanë zyrtarët.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, policia ushtarake iu përgjigj të shtënave në orën 6:30 të mëngjesit (sipas kohës lokale) në “Twentynine Palms Marine Corps Air-Ground Combat Center”, ka thënë për Sky News, kapitenja Nicole Plymale, oficere për çështje publike për bazën.
Siç ka thënë ajo, nuk ka raportime për të plagosur në këtë kohë, duke bërë të ditur se policia “e ka lokalizuar të dyshuarin dhe është në kontakt me të”.
Kjo thuhet të jetë baza më e madhe e Korpusit Detar në vend.
Ndërkohë qytetarëve iu dha alarmi në telefonat e tyre në lidhje me të shtënat. /Telegrafi/