Policia ukrainase tha të hënën se kishte arrestuar një 25-vjeçar i cili hakoi më shumë se 100 kompani të huaja dhe shkaktoi dëme me vlerë më shumë se 150 milionë dollarë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, hakeri, i cili nuk u identifikua, përdori sulme “phishing” dhe rrëmbeu softuer që lejojnë qasjen në distancë të kompjuterëve, tha një deklaratë e policisë.
Viktimat përfshinin “kompani me famë botërore të energjisë dhe turizmit”, shtoi ajo.
Hakeri u kap me ndihmën e zyrtarëve të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Europol dhe Interpol.
Policia kreu kontrolle në shtëpitë e të pandehurit dhe të afërmve të ti
“Si rezultat, u konfiskuan pajisje kompjuterike, celularë, automjete dhe më shumë se 360 mijë dollarë para të gatshme. Përveç kësaj, 1.3 milion dollarë u bllokuan në kriptovalutat e sulmuesit”, tha policia. /Telegrafi/