Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka treguar për rrethanat e vdekjes së një femre në lagjen Upliana.
Sipas policisë, në rrethana të panjohura viktima ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës.
“Viktima femër në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndryshe, dje një femër në lagjen Ulpiana është gjetur e vdekur. /Telegrafi/