Site icon Telegrafi

Policia tregon detajet nga sulmi me granatë dore në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e incidentit mes disa personave që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Prishtinë, që ka përfunduar me hedhje të granatës së dorës nga dy të dyshuar, me ç’rast një person është plagosur.

Ngjarja, ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00 në rrugën “Shaban Shala” në Prishtinë.

Policia thotë se lidhur me këtë incident janë arrestuar shtatë të dyshuar pasi që dy nga ta, pas një mosmarrëveshje, kanë  hedhur një granate dore  në drejtim  të pesë të dyshuarve meshkuj të tjerë, me ç’ rast  njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore nga pjesët e granatës dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, raporton Telegrafi.

Lexo po ashtu Përleshja eskalon në sulm me granatë, në Prishtinë

“Ne vendin  e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe pas konsultimit me prokurorin është bërë bastisja e dy shtëpive të dyshuarve  me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar  një revole, një karikator me katër fishekë dhe një fishekë i armës së gjatë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar. /Telegrafi/

Exit mobile version