Telegrafi

Policia tregon detajet e grabitjes së armatosur në Leposaviq

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth grabitjes së armatosur që ndodhi dje në Leposaviq.

Policia ka bërë të ditur se persona të panjohur të maskuar me armë të gjata nën kërcënimin dhe krismën e armëve kanë plaçkitur kombin e një kompanie në të cilin kishte të holla.

Lexo po ashtu Maskat grabisin autoblindën me rreth 165 mijë euro në Leposaviq

“Në plaçkitje janë përfshirë 5 vetura ku njëra prej tyre është gjetur e djegur në një rrugë lokale në Leposaviq, po ashtu një tjetër veturë është gjetur skaj rrugës në fshatin Melenicë dhe brenda saj shihet se ka të holla, ndërsa të dyshuarit kanë ikur me veturat tjera që kishin në dispozicion”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë konfiskuar armë, disa të holla dhe gjëra tjera, përderisa me rastin janë duke u marrë njësitë policore dhe rasti mbetet nën hetime të mëtutjeshme. /Telegrafi/