Telegrafi

Policia tregon detajet e aksidentit të mbrëmshëm në Skenderaj ku humbi jetën një person

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë detajet e aksidentit të mbrëmshëm i cili ndodhi në fshatin Burojë të Skenderajt, me ç’rast një person ka humbur jetën.

Lexo po ashtu Një i vdekur e tre të lënduar në një aksident në Skenderaj

“Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar rreth orës 19:00 të datës 23 shtator 2018. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë në segmentin rrugor fshati Burojë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri viktima rreth 28 vjeçar, ndërsa me lëndime kanë mbetur edhe tre persona tjerë, dy nga ta po kurohen në spitalin rajonal në Mitrovicë, ndërsa i lënduari i tretë është dërguar në QKUK”, njofton policia.

Sipas policisë nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture e një traktori, ndërsa dyshimet e para për shkaktarin e aksidentit konsiderohet të jetë qarkullimi i traktorit pa drita.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion. /Telegrafi/