Telegrafi

Policia: Tre viktimat e aksidentit në Prizren u goditen nga vetura – arrestohet i dyshuari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku tre këmbësorë janë goditur për vdekje nga një shofer i cili ka humbur kontrollin mbi veturë.

Sipas raportimeve të para, dyshohet se disa persona ishin duke zhvilluar gara me vetura, ku edhe ishin mbledhur disa qytetarë për t’i shikuar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:45, transmeton Telegrafi.

Policia përmes njoftimit për media ka njoftuar  se viktimat janë tre këmbësorë.

“Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Prizren, tre të vdekur dhe tre të lënduar

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore./Telegrafi/