Një person se ka kryer vetëvrasje në fshatin Manasitric të Prizrenit.
Zëdhëndësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se në shtëpin e tij ka hasur një trup të pa jetë të shtrirë në dysheme dhe një kabllo të varur lart.
“Me datë 11.01.2024, rreth orës 15:20 nëpërmes telefonit është raportuar për një rast tē dyshuar për vetvrasje.Policia ka shkuar në vendngjarje në fshatin Manasitric, Prizren dhe dyshimet e para janë se viktima F.K., mashkull, 60 vjeç ka kryer vetvrasje”, tha ai.
Ai shtoi se është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësitë dhe zyrtarët përgjegjës kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin.
Më urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Telegrafi/