Policia e Kosovës njofton se në pesë mujorin e parë të 2019, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik mbi 2 mijë shoferëve.
Në një njoftim të Policisë së Kosovës, thuhet se mbi 5 mijë shoferëve iu kanë vendosur pikë negative.
Përmes këtij njoftimi, Policia e Kosovës, apelojnë që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën sipas Policisë mund të mbeteni pa patentë shoferi
Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.
Gjatë periudhës kohore Janar – Maj 2019:
• 2506 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
• 5859 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.
Apelojmë që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën mund të mbeteni pa patentë shoferi. /Telegrafi/