Policia e Kosovës ka parashikuar t’i shpenzojë gati 6 milionë euro për furnizim me automjete patrulluese dhe xhipa.
Bëhet fjalë për dy tenderë të ndarë, të cilët ende janë në fazën fillestare sa i përket procedurave të prokurimit.
Gazeta “Zëri” ka siguruar përmbajtjen e të dy tenderëve, që pritet të shpallen së shpejti nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP).
Tenderi i parë është ai për “Furnizim me automjete patrulluese për Policinë” dhe vlera e parashikuar e kontratës arrin në 4.5 milionë euro. Ky tender ende është në fazën e njoftimit paraprak , shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Tenderi i dytë ka të bëjë me furnizim me xhipa për nevoja të Policisë së Kosovës. Vlera e parashikuar e kontratës për të arrin në 1.3 milion euro.
Edhe ky tender është ende në fazën e njoftimit paraprak. Në total, vlera për këta dy tenderë arrin në 5.8 milionë euro. /Telegrafi/