Site icon Telegrafi

Policia do të vazhdojë të punojë 12 orë në ditë, Qalaj flet për menaxhimin e pandemisë, rastin e Pacollit e suspendimin e policëve

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë sot se mungesa e një ligji për kufizimin e lëvizjes gjatë pandemive ka shkaktuar probleme të shumta, ndërsa bëri të ditur se Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë në orarin 12 orësh.

Qalaj pas raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes tha se policët janë duke e bërë një vlerësim se kur do të munden fillimisht të kalojnë në orarin 8 orësh, e pastaj në kthimin në vendet e tyre të punës.

“..Por për momentin policët do të punojnë ende 12 orë”, tha ai.

Lidhur me suspendimin e komandantit të Njësisë Speciale, Amir Gërguri për shkak të mosrespektimit të masave kundër pandemisë, Qalaj tha se ende është i suspenduar.

Lexo po ashtu Suspendohet komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës

Sipas tij, hetimi për këtë rast është duke u bërë në dy pjesë, një nga Inspektorati policor që trajton shkeljet e policëve dhe tjetër, hetimi penal nga hetuesit, raporton Telegrafi.

Qalaj ka folur edhe për rastin e deputetit Behgjet Pacolli për të cilin tha se sapo të krijohen kushtet të intervistohet për të parë se çfarë e shqetëson dhe nga kush po kërcënohet.

Lexo po ashtu Pacolli: Militantët e VV-së më kanë kërcënuar familjen, do denoncoj Kurtin dhe Sfeçlen

Drejtori i Policisë ka folur edhe për largimin e rrethojave nga Qeveria, duke thënë se institucionet e sigurisë bëjnë analiza më ndryshe, por institucionet gjegjëse vendosin pastaj.

“Nuk mund të them se qeveria ka qenë në kundërshtim, por ne kemi marrë një vendim në kuadër të kësaj”.

Lexo po ashtu Policia kërkoi që të mos hiqen rrethojat te Qeveria për arsye sigurie, Kurti thotë se e kanë trajtuar me kujdes këtë çështje  

Ndërkaq, për rastin e vdekjes së të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve që shërben si karantinë tha se rasti është duke u hetuar.

Lexo po ashtu MSh-ja: Organet e hetuesisë po merren me sqarimin e rrethanave të vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani

“Rasti është duke u hetuar dhe nuk mund të flas më shumë. Çështja është e ndjeshme dhe kërkon trajtim më ndryshe”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version