Në qytetin suedez Värnam, dikush thirri policinë të premten për shkak të një zhurme të madhe në një apartament, duke menduar se në apartament po ndodhte një debat i ashpër dhe se mobilet po rrëzoheshin.
Policia suedeze ka shkuar në vendngjarje dhe më pas ka postuar anekdotën nga puna në Facebook. Historia mori një kthesë interesante, transmeton Telegrafi.
“Gjatë fundjavës patrulla jonë ka marrë urdhër për të ndalur një sherr në një banesë. Sipas informacioneve që disponojmë sherri ka zgjatur shumë dhe madje dukej sikur në banesë po binin mobilet. Rrugës biseduam për skenarë të mundshëm në mënyrë që të përgatitemi mendërisht sa më shumë që të jetë e mundur si një patrullë e përgatitur”, thuhet në kumtesën e policisë suedeze.
Doli të bëhej fjalë për diçka krejtësisht të ndryshme. Kroacia sapo kishte mundur Brazilin në Kupën e Botës, dhe patrulla u prit vetëm nga tifozët brohoritës.
“I uruam për fitoren dhe u nisëm për në misionin e radhës në një mbrëmje dhjetori të ftohtë dhe me borë”, ka shkruar Aleksi nga policia. /Telegrafi/