Telegrafi

Policia tregon arsyen e bllokimit të rrugës “Rexhep Luci”

Policia e Kosovës në një prononcim për Telegrafin, ka sqaruar arsyet e pranisë së madhe të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të PK-së, Agron Borovci, kjo ka të bëjë me hetimet rreth vrasjes në “Bon Vivant”.

Lexo po ashtu Policia bllokon rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet, largon qytetarët nga kafiteritë (Foto)

“Gjykata Themelore e Prishtinës-Departamenti i Krimeve të Rënda ka kërkuar rikonstruim të vendit të ngjarjes për një rast të vrasjes të ndodhur kohë më parë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Aktualisht janë duke u kryer veprime që ndërlidhen me rikonstruimin e vendit të ngjarjes ku ka ndodhur rasti”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/