Telegrafi

Policia spanjolle konfiskon nëndetësen me tre ton kokainë

Policia spanjolle ka konfiskuar nëndetësen me tre ton kokainë jo larg brigjeve të Galivisë, raportojnë mediat spanjolle.

Televizioni “Laseksta” raporton se nëndetësja është 20 metra e gjatë e cila ka mbërritur në Spanjë nga Republika e Afrikës së Jugut, e cila është vërejtur nga rojet bregdetare jo larg brigjeve në provincën Pontevedra, transmeton Telegrafi.

Gjatë operacionit policor, anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses janë munduar ta shkatërrojnë, por policia ka reaguar me kohë dhe kështu ka arrestuar dy persona.

Raportohet se një person tjetër i dyshuar është në arrati, kurse policia beson se ekuipazhi i nëndetëses kishin arritur që gjysmën e kokainës ta shkatërrojnë para se t’i kapnin. Në anën tjetër e përditshmja “Pais”, shkruan se të arrestuarit janë shtetas të Ekuadorit. /Telegrafi/