Diego Maradona gjendet në Madrid për ta parë ndeshjen e sotme(mërkurë) ndaj Real Madridit dhe Napolit e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Sipas medieve spanjolle, AS dhe Cadena Ser, policia në Madrid kanë mbërritur në mëngjes në hotelin ku Diego Maradona është duke qëndruar dhe ka marrë në pyetje ish-yllin e futbollit për një sulmi të dyshuar ndaj për një gruaje.
Ishte menaxheri i hotelit në veri të Madridit, Eurostars Mirasierra, ku Maradona po qëndron, ai që ka raportuar incidentin, ndërsa oficerët kanë arritur në ora 08:20 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.
Me të mbërritur në vend të ngjarjes, ish-numri 10 i Napolit u intervistua nga oficerët bashkë me pronarin e hotelit, por raporti tregon se gruaja nuk ka dashur të merret në pyetje nga shërbimet mjekësore dhe nuk ka paraqitur asnjë ankesë zyrtare.
Ish-ylli i Barcelonës është në Madrid për të parë ndeshjen e Real Madridit ndaj Napolit, së bashku me të dashurën e tij, por viktima e supozuar ende nuk është identifikuar zyrtarisht. /Telegrafi/