Telegrafi

Policia sllovene arreston 69 migrantë, disa nga Kosova

Policia sllovene ka arrestuar 69 migrantë të cilët po bënin përpjekje të kalonin ilegalisht kufirin me Kroacinë në 24-orët e fundit.

Siç njofton mediumi Ansamed, përcjell Telegrafi shumica e atyre që u ndaluan nga policia ishin nga Sllovenia, por në mesin e të arrestuarve kishte edhe shtetas të Pakistanit, Bangladeshit, Afganistanit, Indisë, Kosovës dhe Turqisë.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme sllovene treguan se kishte 5,345 kalime të paligjshme në gjashtë muajt e parë të 2019 në kufijtë e Sllovenisë, shumica nga Kroacia, krahasuar me një total prej 3,633 gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2018./Telegrafi/