Telegrafi

Policia sjell veturën në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë

Policia e Kosovës, pasi ka kryer hetimet, e ka kthyer veturën në oborrin e shtëpisë së  Sokol Halilit – të dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë të mërkurën (30.11.2022) në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.

Policia sot ka gjetur veturën e braktisur nga Sokol Halili – i cili ndodhet në arrati. Pas kryerjes së ekzaminimeve, policia e ka sjellur veturën tek shtëpia e të dyshuarit dhe ajo tashmë është në garazhë.

Policia e Kosovës është duke e kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Sokol Halilit, i dyshuar për kryerjen e vrasjes ndaj ish-bashkëshortes së tij. /Telegrafi/