Site icon Telegrafi

Policia shton kontrollin në trafik

Mbështetur në vlerësimet e fundit analitike që i janë bërë situatës së sigurisë në trafik, zyrtarët kompetent nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me masat që duhen ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të treguesve të sigurisë rrugore për uljen e ngjarjeve aksidentale dhe të pasojave që i shoqërojnë ato.

Me gjithë faktin se Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës si dhe ka shtuar masat dhe kontrollet e saj, duke synuar uljen e numrit të aksidenteve, përsëri është konstatuar se krahas kontrolleve të strukturave të policisë është e nevojshme të punohet më shumë edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Mbështetur mbi këtë bazë, në kuadër të intensifikimit të punës preventive për forcimin e rregullit si dhe disiplinimin e shfrytëzuesve të rrugës,  NJRKRR në bashkëpunim me Ministrinë e infrastrukturës – respektivisht Departamentin e inspektimit, që nga data 19/12/2016 ka filluar me implementimin e planit operativ “Kontrolli i shtuar i komunikacionit – kontrolli i jashtëzakonshëm teknik i automjeteve”.

Për dy ditë të aktivitetit për kundërvajtjet në kapitullin parregullsia teknike, janë shqiptuar : 30 fletë paraqitje, janë ç’kyçur nga komunikacioni 6 automjete

Janë lëshuar 7 urdhëresa për paraqitje në kontrollim teknik. /Telegrafi/

Exit mobile version