Telegrafi

Policia shqipton mbi njëmijë tiketa për 24 orë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se brenda këtij intervali kohor janë shqiptuar 1124 tiketa trafiku.

Në njoftim të Policisë thuhet se në tërë vendin kanë ndodhur 12 aksidente me të lënduar, 33 të tjerë me dëme materiale, ndërsa në asnjërin nga aksidentet nuk ka pasur të vdekur.

Sa i përket rasteve tjera, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 10 persona, ndërsa gjashtë të tjerë janë në mbajtje.