Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka gjobitur të gjithë ata të cilën nuk kanë respektuar masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Policia ka shqiptuar gjithsejtë 726 gjoba për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë respektuar këto masa.
Kujtojmë se javëve të fundit ka pasur shifra alarmante të rasteve me COVID-19 por edhe të personave që kanë vdekur nga ky virus. /Telegrafi/