Site icon Telegrafi

Policia shqipton 705 gjoba për ata që shkelën masat antiCOVID-19

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës është duke vazhduar me inspektimin e respektimit të masave antiCOVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nga policia janë shqiptuar 705 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Ndryshe dje në vendin tonë janë shënuar 35 raste të reja me coronavirus, dhe nuk është raportuar për asnjë rast të vdekjes. /Telegrafi/

Exit mobile version