Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar me ndëshkimin e atyre që nuk kanë respektuar masat antiCOVID-19.
Sipas raportit të policisë vetëm gjatë ditës së diel janë shqiptuar 603 tiketa ndaj atyre që shkelen masat e marra nga Qeveria për ndalimin e përhapjes së coronavirusit.
Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar edhe 468 raste të reja me COVID-19 dhe 19 viktima. /Telegrafi/