Site icon Telegrafi

Policia shqipton 592 gjoba për mos respektim të masave antiCOVID

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për shkelësit e masave antiCOVID.

Gjatë të martës policia ka shqiptuar 592 tiketa në bazë të Ligjit COVID-19.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar edhe 987 tiketa të trafikut.

Janë raportuar gjithashtu edhe 16 aksidente trafiku me të lënduar dhe 26 me dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version