Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1,168 tiketa ndaj personave që nuk i respektuan masat e Qeverisë ndaj COVID-19.
Shumica e dënimeve janë për shkak të mos respektimit të masave, konkretisht mbajtjes së maskës në ambiente të ndryshme.
Në raportin 24-orësh Policia ka njoftuar se janë shqiptuar edhe 1, 123 tiketa ndaj vozitësve që nuk i respektuan shenjat e trafikut.
Po ashtu janë arrestuar 25 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/