Telegrafi

Policia shqiptoi 94 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19 në Pejë

Policia e Kosovës ka shqiptuar 94 gjoba në 24 orët e fundit për qytetarët e rajonit të Pejës të cilët nuk respektuan masat anti-COVID-19.

“Zyrtarët policorë do të veprojnë dukë realizuar kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër urban”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje Policia u ka bërë apel qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve që të respektojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës.