Telegrafi

Policia shqiptoi 473 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka vazhduar me ndëshkimin e personave të cilët nuk po respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Vetëm brenda një dite policia ka shqiptuar 473 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19.

Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi për një vdekje dhe 720 raste të reja me COVID-19. /Telegrafi/