Policia e Kosovës ka vazhduar me ndëshkimin e personave të cilët nuk po respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Vetëm brenda një dite policia ka shqiptuar 473 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19.
Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi për një vdekje dhe 720 raste të reja me COVID-19. /Telegrafi/