Telegrafi

Policia shqiptare kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e 5 personave më të kërkuar, premton shpërblime

Policia e Shtetit ka publikuar sot pamjet e pesë personave më të kërkuar në Shqipëri dhe i’u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në kapjen e tyre. 

Falë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me qytetarët, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 janë kapur dhjetëra persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe në kuadër të krimit të organizuar, ka thënë policia në një postim në rrjetet sociale.

Policia i kërkon sërish bashkëpunimin e qytetarëve për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht të shtetasve Talo Çela, Laert Haxhiu, Jani Alia, Ibrahim Lici dhe Erjon Llapushi.

“Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash. Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 0694110853, duke iu garantuar anonimat të plotë”, ka theksuar policia. /Telegrafi/