Site icon Telegrafi

Policia shqiptare arrestoi dy shtetas të Maqedonisë në kalimin kufitar “Qafë Thanë”

Policia shqiptare ka arrestuar dy shtetas të Maqedonisë në kalimin kufitar Qafe Thanë në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në Strugë, nën akuzën për “tregti ndërkombëtare të lëndëve narkotike”.

Sipas burimeve policore në të cilat thirret TopChannel, bëhet fjalë për Metodi M. (40) dhe Ljubica Z. (40) në bagazhin e të cilëve, gjatë daljes nga Shipëria u janë gjetur katër paketa me marihuanë me peshë prej 1 kg dhe 150 gram, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dy kanë udhëtuar me autobus, ndërsa pas kontrollit rutinor droga është gjetur çantën e Metodi M.

Lëndët e sekuestruara janë dorëzuar në prokurori për hetime të mëtejshme./Telegrafi/

Exit mobile version