Telegrafi

Policia shpërndan protestuesit, shoqërohen disa të rinj për rezistencë

Protesta për rritjen e çmimit të naftës dhe shtrenjtimit të jetesës në Tiranë është mbyllur pas rreth 3 orësh.

Fillimisht qytetarët u grumbulluan para Kryeministrisë, ndërsa më pas bllokuan kryqëzimin e unazës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me pakësimin e pjesëmarrësve protestuesit u zhvendosën në kryqëzimin pranë Ministrise se Brendshme.

Policia dhe forcat e FNSH-së ndërhynë duke i detyruar protestuesit që të shpërndaheshin. Disa prej protestuesve u shoqëruan në komisarit pasi bënë rezistencë.

Policia e Shtetit thotë se, gjatë përfundimit të protestës disa grupe të rinjsh kanë bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve, si dhe kundërshtuan thirrjet e punonjësve të Policisë.

Policia thotë se mbron të drejtën e protestës, por thekson se “nuk do të tolerojë veprime që bien ndesh me ligjin dhe cenojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve”, njofton euronewsal.