Koncerti i këngëtarit serb, Goran Bregovic, në Korçë nuk ka kaluar pa incidente.
Në këtë koncert është hedhur tymuese dhe pas kësaj, shumë qytetarë e kanë braktisur edhe evenimentin.
Pas incidentit, policia ka kryer kontroll të imtësishëm dhe ka shoqëruar disa persona, ndërsa syri.net ka raportuar se kanë qenë së paku tetë sosh.
Në koncert, është hedhur tymuese dy herë duke shkaktuar largimin e pjesëmarrësve që janë parë duke i fërkuar sytë për shkak të djegies.
Sipas njoftimit, gazi tymues ishte hedhur në zonën VIP, ku ndodhej edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.