Telegrafi

Policia shkon te banesa e Gruevskit, vazhdon kërkimi (Video)

Policia e Maqedonisë shkoi te vendbanimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit për të vuajtur dënimin prej dy vite që u dënua për rastin ‘Tanku”.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk paraqitet te vendbanimi i tij, ndërsa policia ka lëshuar fletë arrest ndaj tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Është lëshuar fletarrest, policia kërkon Gruevskin

Të premten, shërbimet e gjykatës disa herë ishin te shtëpia e tij për t’ia dorëzuar vendimin për vuajtjen e dënimit me burgim por nuk pati sukses.

Prej shpalljes së vendimit për burgosje nga Gjykata Penale, Gruevski ka shfrytëzuar të gjitha procedurat ligjore për ta shtyrë vuajtjen e dënimit, por të njëjtën nuk arriti ta bëj./Telegrafi/