Policia e Kosovës ja hasur në 1700 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa në Istog.
Këto bimë kishin dalë nëpër hithra dhe shkurre dhe është vërejtur se nuk kishte pasur përkujdesje nga faktori njeri.
Me urdhër të prokurorit pas fotografimit dhe evidentimit bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.
Në atë lokacion janë çrrënjosur dhe asgjësuar gjithsejtë njëmijë e shtatëqind (1700) bimë të ndryshme të llojit Kanabis Sativa. /Telegrafi/