Telegrafi

Policia shkakton aksidentin, godet një veturë e cila përplaset keq nga kamioni cisternë (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një veturë e vogël copëtohet, pasi goditet nga pas në një veturë e policisë dhe përfundon në korsinë tjetër dhe goditet nga një kamion cisternë – por është interesant se si shoferi shpëton pa ndonjë lëndim serioz.

Incidenti ndodhi në qytezën Champoton në pjesën juglindore të Meksikës, ku kamerat e sigurisë filmuan momentin kur vetura e policisë godet një veturë tjetër të vogël që po priste në udhëkryq që të lirohet rruga, dhe të kyçet në korsinë e saj, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e përplasjes vetura përfundon në korsinë e kamionit cisternë që po lëvizte me shpejtësi të madhe, dhe që e godet duke e bërë copa. Ndërsa mediat meksikane raportojnë se shoferi i veturës të shkatërruar madje as nuk ka shkuar në spital për tretman.

Ndërkaq nuk dihet se çfarë do të ndodhë me policin që shkaktoi aksidentin, dhe vuri në rrezik jetën e shoferit brenda veturës që u përplas nga kamioni cisternë. /Telegrafi/