Site icon Telegrafi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe.

Bëhet fjalë për Sadik Durakun nga fshati Damjan i Komunës së Gjakovës i cili jeton në Angli.

Kështu ka njoftuar një familjar i tij për Klan Kosovën.

Ai ka thënë se Sadik Duraku është ndaluar dje së bashku me 300 persona të tjerë, por që sipas tij, ky nuk është liruar dhe është dërguar në Beograd, me akuza kinse ka kryer krime lufte.

Lexo po ashtu U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Sipas familjarit, i cili foli në kushte anonimiteti, Duraku pritet nesër të dal para gjykatës së Beogradit.

Kujtojmë se Ministria e Brendshme e Kosovës njoftoi të mërkurën në mbrëmje se nëntë zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq u ndaluan nga policia serbe.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar sonte nga autoritetet serbe.

Lirimi i tij sipas ministres së jashtme Donika Gërvalla ndodhi për shkak të presionit ndërkombëtar.

Exit mobile version