Telegrafi

Policia sekuestron një veturë në Mitrovicë, me dyshimin për dokumentacion të falsifikuar

Në vazhdën e parandalimit të veprimtarive kriminale, njësia rajonale e auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, me datën 29 korrik 2016 ka identifikuar dokumentacionin e një veture që dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Vetura e sekuestruar është hasë në shfrytëzim nga ana e të dyshuarit I.I., 24 vjeçar, ku gjatë kontrollit ka rezultuar, që dokumentacioni i veturës e cila aktualisht ishte me targa vendore nuk përputhej me librezën e prezantuar nga personi në shfrytëzim”, thuhet në njoftimin për media.

Mbi dyshimet e ngritura hetuesit policorë kanë iniciuar procedurë penale ndaj të dyshuarit./Telegrafi/