Site icon Telegrafi

Policia sekuestron një revole me municion në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një revole me municion në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Policia bën të ditur se revolja është gjetur gjatë kontrolles së një veture, transmeton Telegrafi.

“Sot më datë 24.11.2020 rreth orës 19:00, në Bresje të Fushë Kosovës policia ka ndaluar veturën Mazda me targë Kosove, dhe pas kontrollit të detajuar që policia i ka bërë veturës dhe vozitësit ka arritur që të gjej në brezin e të dyshuarit dhe të sekuestroj: Një (revole të tipit TT, – M57, kalibër 7.62 mm. Tetë  copë fishek, kalibër 7.62 mm, si dhe një karikator”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton se i dyshuari është S. N, mashkull 42 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës.

“Është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version