Është arrestuar një person për posedim të narkotikëve në fshatin Kryshec të Obiliqit, njofton policia.
Sipas policisë ky arrestim ka ndodhur pas disa veprimeve hetimore operative nga antidroga e Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Ku pas këtij hetimi të njëjtit person i janë sekuestruar 1300 gramë narkotikë i llojit mariuhuanë dhe 12.01 gramë të tjerë të llojit kokainë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pas disa veprimeve hetimore operative nga antidroga e Policisë se Kosovës në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: 1300 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 12.01 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një peshore elektronike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia./Telegrafi/