Policia e Kosovës ka njoftuar është duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në fshatin Barilevë, nga ana e zyrtarëve policor janë gjetë dhe sekuestruar një revole (tipi zoraki) dhe një thikë”, thuhet në njoftim.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. /Telegrafi/