Telegrafi

Policia sekuestron dru për djegie në Kamenicë, ishin prerë pa leje nga i dyshuari

Policia e Kosovës në Kamenicë, ka ndaluar një kamionetë me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar.

Në kamionetë i dyshuari kishte pasur të ngarkuara drunjë për djegie për të cilat nuk ka poseduar dokumentacionin e nevojshëm.

Drunjtë janë sekuestruar nga zyrtarët kompetent , ndërsa në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/