Policia ka sekuestruar një revole dhe shtatë fishekë gjatë kontrollit të një personi në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
“Sot rreth orës 16:30, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e njësisë për reagim të shpejtë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë; një revole të tipit VZOR70, të kalibrit 7.65mm, si dhe shtatë copë fishekë. Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë një të dyshuari në hapësirat e QKUK-së, në Prishtinë”- thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, ndaj të dyshuarit E.H 42 vjeç me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.